Manifestimi Përkujtimor
Në 30 vjetorin e ndarjes fizike të poetin mësuesit e
veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare z.Muhamet R. Bytyçit , Qendra
Regjionale e Kulturës e cila tashmë mbanë me krenari emrin e tij u zbulua pllaka përkujtimore.
Manifestimit për këtë rast i parapriu fillimisht homazhi
pranë varrit të këtij veprimtari , për
të vazhduar me zbulimit e pllakës e më pastaj edhe edhe me një program kulturor
të organizuar për këtë rast.
Të pranishëm në këtë Manifestim pos shokëve të këtij
veprimtari, bashkëfshatarëve, prezantuen edhe pjestar të Policisë së Kosovës, TMK së, perfaqsues të
shoqatave të dala nga lufta, Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Shukri Buja si
dhe Deputeti i Parlamentit të Kosovës z Berat Luzha.
Pllakën përkujtimore e zbuluan përfaqsuesi i familes së
Muhamet Bytyqit, drejtori i QRK-së dhe shoku i Muhamet Bytyqit , veprimtari i
shquar nga Deçani ,z Smajl Tetaj.
Pas fjalës hyrëse te drejtorit te kësaj Qendre të Kulturës i
cila foli për arsyen e themelimit të kësaj Qendre dhe qëllimin e saj u lexua
biografia e ketij poeti e veprimtari të shquar të çështjes kombëtare.
Më pastaj u lexuan dhe u recituan poezi të dhe për Muhamet
Bytyçin.
Nga shokët e tij u evokuan kujtime nga jeta dhe shoqëria
me Muhametin. Manifestimin e
përshëndeten edhe përfaqësues të strukturave pjesmarrëse dhe mysafir. Ndërsa
nxënësit e shkollës fillore të fshatit u paraqiten me një program kulturor..
Djali i Muhametit kësaj Qendre Kulturore i dhuroi tërë
Bibliotekën e babait. Dhurime Librash kësaj i bëri edhe Ramadan Haziri dhe të
pranishëm të tjerë.
Pas Manifestimit për të pranishmit nga Qendra Regjionale e
Kultures ishte përgatit një koktej rasti.
Disa pamje nga Manifestimi;
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen