Statuti


S T A T U T I
  
-I-  PARIMET E PËRGJITHSHME

Emri dhe Selia
§ 1
Subjekti mban emrin  “Qendra e Kulturës MUHAMET BYTYÇI” ( në tekstin e mëtejmë Qendra.)
Selia e Qendrës është në Mirash (ish objekti i shkollës së vjetër). 

§ 2
Qendra ka vulën dhe simbolin e vet.
Formën dhe përmbajtjen e vulës dhe simbolit e përcakton Kuvendi i Qendrës me propozimin e Kryesisë. 

Qëllimi dhe Veprimtaria
§ 3
Qendra është themeluar me qëllim që;
  • të prezantoj vlerat artistike e kulturore të Mirashit,
  • të ndihmoj organizimin kulturorë më të mirë në Mirash,
  • të zhvilloj veprimtari të informimit dhe të përkujdeset për të rinjtë,
  • të ndihmoj në dhënien e ndihmave juridike personave të cilët kanë nevojë,
  • të kontribuoj në mbrojtjen e ambientit,
  • të organizoj forma të ndryshme të manifestimeve kulturore,
  • të shënoj  përvjetorë të ndryshëm nga tradita dhe historia,
  • të organizoj forma të ndryshme të bashkëpunimit me organizatat simotra,
  • të organizoj  tubimeve informative, shkencore,  etj
  • të mbajë  këshillimeve dhe tryezave të rrumbullakëta.
  • të mbajë  kurse të ndryshme,
  • të inicioj  kujtime të veprimtarëve të vjetër, për ti ruajtur e botuar ato.
  • të botoj  dhe publikoj  punimet e Qendrës përmes mjeteve të informimit publik,
  • të botoj  aktivitetet e  Qendrës në një revistë të veten,
  • të grumbulloj të dhëna nga e kaluara dhe tradita,
  • të ndihmoj në hulumtime arkeologjike në Mirash,
  • të krijoj, mbajë dhe administroj bibliotekën e Qendrës. 
-II-   ANËTARËSIA

§ 4
Anëtar i Qendrës mund të jetë çdo individ i cili dëshiron të jap një kontribut konkret për figurën e Muhamet Bytyçit dhe dëshiron një organizim më të mirë kulturorë në Mirash,
Anëtar i Qendrës mund të jetë ai që me qëndrimin e tij etiko-moral të pastër, me aftësitë e me personalitetin e tij kontribuon në përmbushjen e detyrave të Qendrës.

§ 5
Qendra mund të ketë Anëtar nderi.
Anëtarin e nderit e propozon kryesia ndërsa e shpall Kuvendi.

§ 6 
Të drejtat dhe obligimet e anëtarit janë:
  • t’i përmbahet programit dhe Statutit të Qendrës,
  • t’i përmbahet vendimeve dhe synimeve programore të Qendrës,
  • të merr pjesë aktive në punën e Qendrës,
  • të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese
  • të informohet për vendimet dhe veprimtarinë  e Qendrës
  • të ruaj nderin, interesin dhe autoritetin e Qendrës
  • të paguaj anëtarësinë me rregull.
§ 7

Anëtari mund të heq dorë nga Anëtarësia  vullnetarisht, ai për këtë duhet njoftoj Kryesinë me shkrim mbi shkaqet e largimit të tij.
Kryesia pasi të ketë marrë vendim për largim e fshinë nga evidenca e anëtarësisë dhe mund të lëshoj vërtetim.

§ 8

Kryesia mund ta fshijë nga evidenca anëtarin e vet edhe atëherë kur konstatohet në bazë të deklarimit të tij publik, apo në formë tjetër se ai ka heq dorë nga anëtarësimi.
Kryesia mund ta fshij nga evidenca anëtarin e vet edhe në raste kur anëtari nuk i përgjigjet ftesave për mbledhje së shumti dy (2) vjet kalendarik dhe nuk e paguan anëtarësinë. 

-III-  ORGANIZIMI I QENDRËS
Kuvendi
§ 9

Kuvendi është organi më i  larë i Qendrës.
Kuvendi në mbledhjet e veta të rregullta (zgjedhore), jashtëzakonshme (pune) e miraton, ndryshon dhe plotëson Statutin me anë të anekseve apo ndryshimeve Statutare.
Përcakton orientimin, veprimtarinë themelore të Qendrës.
Nxjerr deklarata, vendime, rekomandime etj.
Zgjedh Kryesinë
Zgjedh Kryetarin
Miraton punën e Qendrës, përcakton format e bashkëpunimit me organizata simotra.

§ 10
Kuvendin e Qendrës e përbëjnë të gjithë anëtarët e Qendrës.
Kuvendi i Rregullt zgjedhor  mbahet në çdo dy vjet, ndërsa sipas nevojës mund të mbahet edhe Kuvendi i jashtëzakonshëm i punës.
Kuvendin e thërret Kryetari i Qendrës.
Kryesia bashkë me Kryetarin e propozon rendin e ditës së Kuvendit dhe përgatitë materiale të nevojshme për punën e tij.
Ftesa për Kuvend me Rendit e ditës së propozuar duhet shpërndarë së paku dy javë më herët.
Punën e Kuvendit të punës e drejton Kryetari, Sekretari dhe një anëtarë i kryesisë.
Punën e Kuvendit zgjedhor e drejton kryesia e punës e zgjedhur në Kuvend.

§ 11

Kuvendin e thërret Kryetari i Qendrës ose Kryesia e saj.
Kuvendin thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 e anëtarëve që e përbëjnë Kuvendin.

§ 12
Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme nëse nëse për të votojnë më tepër se gjysma e anëtarëve të pranishmëm (50+1).

§ 13
Kryetari dhe Kryesia zgjidhen me votim të fshehtë .
Kandidatët për Kryetar mund të propozohet ose të paraqesin paraprakisht kandidaturën dhe programin e tyre.
Formën e votimeve tjera e përcakton Kuvendi sipas nevojës.

Kryesia
§ 14
Kryesia është organ organizativ e ekzekutiv i Qendrës. Për numrin e anëtarëve të kryesisë vendos kuvendi.
Kryesinë e përbejnë:
  • Kryetari
  • Nënkryetari
  • Sekretar,
  • Arkëtari, dhe
  • Kryesuesit e Sektorëve-Departamenteve.

§ 15
Kryesia e Qendrës:
  • e përfaqëson Qendrën,
  • në emër të Qendrës merr vendime,
  • kujdeset për zbatimin e vendimeve të veta dhe vendimeve e qëndrimeve të Kuvendi e të Kryetarit,
  • përgatitë projekte, dokumente, anekse etj,
  • formon trupa punues dhe mbikëqyr punën e tyre, 
§ 16

Punën e Kryesisë e drejton kryetari i Qendrës
Nënkryetari e zëvendëson në këto raste;
Sipas autorizimit të kryetarit dhe kryesisë së qendrës.

§ 17

Sekretari i Qendrës përveç detyrave si çdo anëtarë i kryesisë, në veçanti kujdeset për organizimin e punës së kryesisë si dhe për zbatimin e vendimeve të kuvendit, kryesisë dhe kryetarit.
Sekretari i Qendrës në bashkëpunim me kryetarin ndihmon atë në organizimin e punëve dhe mbikëqyrë realizimin e detyrave të këtij shërbimi administrativ.

§ 18

Arkëtari administron me buxhetin e Qendrës.
Për çdo transaksion informon kryetarin dhe Kryesin e Qendrës.
Përgatitë dhe dorëzon kryesisë Raportet një mujore, tremujore dhe vjetore të Arkës.

Kryetari
§ 19 
Kryetari Qendrës:
  • e përfaqëson Qendrën,
  • udhëheq punën e Qendrës dhe organeve të saj,
  • merr vendim mbi thirrjen e Kuvendeve  të rregullta ose të jashtëzakonshme të Qendrës,
  • thërret Kryesin e Qendrës,
  • merr vendime dhe qëndrime në pajtim me Statutin dhe qëllimet programore të Qendrës,
  • jep iniciativa për zgjedhje kuadrosh,
  • u jep autorizime personave  të tjerë për përfaqësimin e Qendrës si dhe në bazë të propozimit të kryesisë cakton përbërjen e delegacioneve të Qendrës. 
§ 20
Të gjitha vendimet e Kuvendit, Kryesisë dhe Kryetarit dhe Trupave tjerë punës të Qendrës shkruhen në letër dhe protokollohet dhe publikohen.
Të gjitha raportet bëhen me shkrim dhe gjithashtu protokolohen dhe publikohen.
Të gjitha transaksionet kryhen me shkrim .
Nga të gjitha dokumentet, nga një kopje i mbeten Arkivit. 

-IV-  MANDATI I ORGANEVE TË QENDRËS 
§ 21

Anëtarët e të gjitha organeve të Qendrës zgjedhën me mandat prej dy (2) vjetësh, ndërsa revokohen, respektivisht shkarkohen në të njëjtën mënyrë sikur janë zgjedhur. 

-V-  MJETET FINANCIARE PËR PUNË DHE AFARIZËM TË QENDRËS 
§ 22

Qendra realizon të ardhura nga anëtarësia, nga kontributet vullnetare, nga veprimtaria botuese dhe nga format e tjera të veprimtarisë afariste dhe të marketingut.
Kryesia cakton mjetet për anëtarësim në Qendër për çdo vit kalendarik si dhe destinimin dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre.
Qendra ka llogarinë e vetë bankare. 

-VI-  KUSHTET NË TË CILAT PUSHON SË EKZISTUARI QENDRA 
§ 23

Qendra mund të pushoj së ekzistuari nëse për këtë vendosin ¾ e të gjithë anëtarëve të Qendrës në Kuvendit e rregullt apo të jashtëzakonshëm .
Qendra mund të pushoj së ekzistuari edhe kur del jashtë Statutit.

§ 24

Në rast të shpërbërjes së qendrës i gjithë kapitali i saj derdhet (kalon) në Shtëpinë e Kulturës “Hivzi Sylejmani” në Ferizaj. 

-VII- DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT
§ 25

Ky Statut hyn në fuqi ditën e miratimit të tij në Kuvendin e Qendrës.

§ 26

Ndryshimet dhe plotësimet e Statutit bëhen vetëm sipas procedurës për nxjerrjen e tij.
Propozimin për plotësimin apo ndryshimin e këtij Statuti mund ta jep Kuvendi, Kryesia apo Kryetari.

§ 27

Interpretimin autentik të këtij Statuti e bënë Kuvendi i Qendrës. Shpjegimin për aplikimin e dispozitave të këtij Statuti e jep Kryesia e Qendrës.Q

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen